×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Suedia zgjat periudhën e ndalimit të Moderna-s për qytetarët nën 30 vjeç

    Insajderi
    21 October 2021 - 14:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Suedia ka zgjatur pezullimin që i është vendosur vaksinës së Moderna-s për koroavirusin tek personat nën 30 vjeç. Kjo për shkak të disa efekteve anësore të rralla që lidhen me zemrën, njoftoi sot Agjencia e Shëndetit Publik në vend.

    Agjencia e shëndetit njoftoi më herët gjatë tetorit se të dhënat tregojnë një rritje të miokarditit dhe perikarditit tek të rinjtë e vaksinuar me Spikevax. Për këtë arsye, vaksina u ndalua tek personat e lindur nga viti 1991 apo më vonë, raporton abcnews.

    Agjencia njoftoi të enjten se pauza do të zgjatet përtej afatit fillestar të 1 dhjetorit dhe atyre që kanë marrë dozën e parë të vaksinës Moderna do t’u ofrohej vaksina Comirnaty nga Pfizer/Biontech në vend të kësaj.  

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark