×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Suharekasi dyshohet se në Itali u vra për 500 euro nga bashkëvendasit e tij

    Insajderi
    13 October 2022 - 21:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vrasja e Ragip Kolgecit në Trevisto të Italisë, pikëlloi familjen e tij në Vraniq të Suharekës.

    Kumtin e zi ata e morën nga mbesa e 52 vjeçarit që gjendet në Itali.

    Për rastin familja nuk ka shumë informacion veçse dyshon se përleshjes me thika i priu një borxh prej rreth 500 euro që disa ish punëtorë nga Samadrexha ia kishin të ndjerit.

    Familja Kolgeci mohon se ishin në dijeni për këtë mosmarrëveshje.

    E i ndjeri para një muaji e gjysmë shkoi nga Kosova në Itali, ku me vëllanë e  nipat që mbetën të plagosur punonin si suvatues.

    Detajet e varrimit ende nuk dihen meqë pjesa tjetër e familjes në Itali po merret me procedurat.

    https://www.youtube.com/watch?v=jykeU5MNZdg&t=50s

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark