×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Sukseset” e Qeverisë Kurti nuk bindin qytetarët, 55.7 % të gatshëm që ta lëshojnë Kosovën

    Insajderi
    17 December 2022 - 10:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    T7 ka përfshirë disa pyetje në kuadër të OMNIBUS-it që realizohet çdo tre muaj nga UBO CONSULTING dhe ka nxjerrë rezultatet që lidhjen për rrjedhat ekonomike dhe sociale të vendit.

    Në pyetjen “Nëse do t’u ipej mundësia për të punuar jashtë vendit, a do të pranonit?”, 55.7 % e qytetarëve janë përgjigjur se do të largoheshin menjëherë nga vendi.


    39.3 % janë përgjigjur se nuk do të largoheshin ndërsa 5 % kanë refuzuar të përgjigjen.

    Një fakt tjetër shqetësues i dal nga ky hulumtim, është se më të prirurit për ta lëshuar vendin janë grupmosha prej 18-24 vjeç ku 74.1% e të anketuarve nga kjo moshë janë përgjigjur se do të lëshonin vendin për një vend pune.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark