11:37 - 20 Maj 2022

Të paktën katër persona janë therur me thikë në një sulm në Numedal, në juglindje të Norvegjisë, tha policia lokale.

Në prej viktimave raportohet se është në gjendje kritike.

I dyshuari më pas është arrestuar, thanë zyrtarët.

“Mund të konfirmoj se e kemi të dyshuarin nën kontroll”, tha për Reuters një zëdhënës i Policisë.

Autoritetet nuk kanë treguar se çfarë motive dyshojnë se qëndrojnë prapa këtij sulmi dhe policia tha se qytetarët kanë treguar se sulmuesi “rastësisht” ka zgjedhur viktimat që i ka sulmuar.

Në tetorin e kaluar, në vendin e njëjtë, Numedal, një sulmues vrau pesë persona duke përdorur thika dhe shigjeta. Policia kishte thënë sulmuesi ishte me shtetësi daneze dhe kishte probleme mendore./rel