×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Sulm ndaj mediave apo prishje e ndërtimeve pa leje të Irfan Hysenbelliut

    Insajderi
    04 December 2022 - 11:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    IKMT sot në mëngjes ka vijuar një aksion të filluar në muajin shtator, për prishjen e ndërtimeve në zonën e Golemit, ku ndodhet dhe “Prestige Resort”, në pronësi të Irfan Hysenbelliut, pronarit të disa mediave.

    Aksioni i IKMT-së filloi në shtator, në atë kohë u pretendua se gjithçka ishte me leje (në fakt nuk ka leje prej disa javësh i është hequr nga KKT), media bëri zhurmë të madhe.

    Në fakt u tregua me letra se pishinat e ndërtuara ishin të gjitha pa leje, për më tepër kishin zaptuar plazhin, e kishin bllokuar atë.about:blank

    CNA.al i kishte treguar disa herë me letra, me pamje dhe me foto se atje ishte ndërtuar pa leje. Gjithsesi, ndërhyrja u bë, pati një reagim politik. Vasalët e Irfanit, Salianjërat, çuni i Fariut, me radhë, Tit Vasili, Likja e kompani, shpërthyen, gjithsesi pishinat u prishën.

    Sulm ndaj mediave apo prishje e ndërtimeve pa leje të Irfan

    Pretendimi më i madh nga gjithë opinioni publik ishte se momenti që ishte zgjedhur nuk ishte i duhuri, pra ishte i gabuar, duhej zgjedhur të kryhej ky operacion në përfundim të sezonit turistik, pasi atje në hotel kishte pushues.

    Në fakt jemi në dhjetor, data 1 dhjetor, IKMT ka shkuar, po vazhdon operacionin, sërish shpërthyen të njëtit individë, sërish e njëjta situatë reagimi dhe gjithmonë pretendohet se është një sulm ndaj medias, mediave të Irfanit, të cilat i kanë çjerrë maskën pushtetit të Edi Ramës.

    Në fakt,  se çfarë maske i ka çjerrë Irfani, në këto 8 apo 9 vite të pushtetit të Edi Ramës, këtë e di vetëm Ilir Meta, pasi mund të themi se ato pishina janë ndërtuar gjatë pushtetit të Edi Ramës.

    Sulm ndaj mediave apo prishje e ndërtimeve pa leje të Irfan

    Mund të themi se Irfan Hysenbelliu ka marrë një objekt, ish-shkollën e mesme të gjuhëve të huaja, në pushtetin e Edi Ramës. Ka marrë leje ndërtimi, pallate nën pushtetin e Edi Ramës.

    Pra, nuk i ka çjerrë maskën kujt, për më tepër Irfan Hysenbelliu ka marrë qindra miliona për median e tij, dhe të familjarëve të tij nga kompanitë e inceneratorëve, nga afera e inceneratorëve.

    “News24”, Irfan Hysebelliu ka qenë një vasal i Edi Ramës dhe i pushtetit të tij. Tashmë prishja e ndërtimeve pa leje, nuk është sulm ndaj mediave të Irfan Hysenbelliut, as një sulm i Edi Ramës, por prishja e ndërtimeve pa leje.

    Tjetër Edi Rama dhe pushteti politik, tjetër ndërtimet pa leje dhe tjetër mediat. Askush nuk e ka ndaluar Irfanin që të flasë 24 orë sa të dojë, por pa leje nuk mund të ndërtojë dot në bregdet, se ka qejf Irfani se është pronar mediash.

    Kjo s’mund të ndodhë kurrë dhe nuk duhet të ndodhë, edhe sikur të ketë prapavijë politike, le të jetë Irfani shembulli, se si një pronar mediash nuk duhet të jetë, se si një pronar mediash nuk duhet të ndërtojë pa leje dhe të gjithë ta vënë vëth në vesh dhe të gjithë ta mësojnë, nuk është autokraci, është zbatim ligji.

    E në rast se ligji duhet zbatuar së pari tek Irfani, patjetër të zbatohet tek Irfani. Ka ardhur koha, vjen një moment kur mjaft është mjaft, stop është stop, boll është boll. Nuk mundet të ndërtojë Irfani pa leje se ka qejf, dhe se është pronar mediash apo e mbron Likja me Tit Vasilin, me çunin e Fariut dhe me “Babalen”, sepse kjo është kriminale.

    Zaptimi i bregdetit është akt kriminal, prishja e bregut të detit dhe bllokimi i tij, sepse ka një ligj të veçantë në shtetin shqiptar për brigjet e lumenjve, për brigjet e deteve, për digat.

    Është katërcipërisht e ndaluar të ndërtohet pa leje të veçantë. Irfani ka shkuar me arrogancën e pronarit të televizionit, ka shkuar me arrogancën e njeriut të pushtetit, ka shkuar me megallomaninë e tij se askush nuk e prek dot, është i paprekshëm, ai është pushtet më vete.

    Irfani e quan veten Berluskoni shqiptar, por vetëm që nuk ka parti, nuk është italian dhe ska qenë kurrë kryeministër.

    Irfani mund të bëntë çfarë të donte, të ndërtonte në bregdet si të donte. Herën e parë mbrojtësit e Fanes na thanë se problem ishte koha e zgjedhur, tani po thonë se është sulm ndaj medias.

    Prishja e pishinave, ndërtimeve pa leje dhe objekteve në bregdet, nuk është sulm ndaj fjalës së lirë dhe të medias, është prishje e ndërtimeve pa leje. Në rast se ka ndërtuar pa leje duhet të prishen dhe kjo nuk ka asnjë diskutim dhe nuk është sulm ndaj medias dhe fjalës së lirë.

    Kur ishte pronar mediash, ta respektonte ligjin ashtu siç duhet për të mbajtur anën e qytetarëve, jo ta shfrytëzonte për të ndërtuar pa leje dhe për të shkatërruar prona se kështu ka qejf Irfani.

    Jo, nuk është sulm ndaj medias, në asnjë rast nuk është sulm ndaj fjalës së lirë sepse Irfani nuk ka pasur kurrë fjalë të lirë, ka qenë vasal i pushteteve, servil i Ilir Metës, b***lëpirës i LSI-së dhe Likes, i Partisë së Lirisë, Tit Vasilërave e kompani. Kurrë nuk ka qenë fjalë e lirë media e Irfan Hysenbelliut, ka qenë lëpirje pushtetesh.

    Mjafton të shikosh çfarë bën 24 orë në 24 media e tij për Erion Veliajn dhe interesat që ka në Bashkinë e Tiranës, Irfan Hysenbelliu dhe aty e kupton se sa fjalë të lirë ka Irfan Hysenbelliu.

    Nuk ka asnjë sulm të qeverisë ndaj “Prestige Resort”, ka një prishje të ndërtimeve pa leje, nuk ka asnjë sulm ndaj fjalës së lirë, sepse nuk po sulmohet dhe po mbyllet ndonjë ekran, nuk po hiqet transmetimi, nuk po hiqet sinjali, aspak.

    Media po vazhdon po raporton pa ndalim “LIVE”, nga vendngjarja se si po zbatohet ligji. E në rast se do të kishte mbyllje të fjalës së lirë, duhet të ishte mbyllur “News24”, “Panorama”, t’i kishin vënë çelësin dhe të mos i linin të hynin brenda gazetarët, por nuk ka ndodhur kjo.

    Ata po raportojnë “LIVE”, për më tepër po gënjejnë “LIVE” opinionin publik, për interes të Irfan Hysenbelliut sepse po i prishet një ndërtim pa leje dhe po zbatohet ligji.

    Media duhet të jetë në krah të ligjit dhe të zbatimit të tij, edhe kur pronari ndërton pa leje, i televizionit apo çdo qytetar ndërton pa leje, të tjerat janë broçkulla publike për interesat e një individi si Irfan Hysenbelliu, që e mban veten për biznesmen por në fakt shkon dhe ndërton pa leje në shkelje të ligjit dhe përpara se të bërtasë “është një sulm ndaj medias”, duhet të flasë pse ka ndërtuar pa leje dhe duhet çuar në ndjekje penale ai dhe kushdo që ka shkelur ligjin dhe ka abuzuar se është pronar mediash.

    Duhet të mbajë përgjegjësi tashmë, jo thjeshtë dhe vetëm prishje, përgjegjësi administrative me letra, por të ndiqet penalisht Irfan Hysenbelliu dhe çdo kapterr tjetër i medias, që pushtetin e saj e përdor për xhepa, ndërtime pa leje, pallate, kulla dhe klientelizëm të fëlliqur politik.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark