×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Sulm në Paris! Vritet një turist gjerman, plagosen dy të tjerë

    Insajderi
    03 December 2023 - 12:12

    Një person ka ndërruar jetë dhe dy persona të tjerë janë plagosur, si pasojë e një sulmi me thikë dhe çekan, në një rrugë në qendër të Parisit.

    Sulmi raportohet pranë Kullës Eiffel, rreth orës 21:00, të shtunën.Pas ngjarjes, u vu në pranga një shtetas francez, 26-vjeçar, i njohur për autoritetet e sigurisë, dhe prokurorët kanë nisur hetimet.

    Viktima ishte shtetas gjerman, konfirmojnë zyrtarët. Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, tha se viktima, e lindur më 1999, ka qenë me gruan e tij, kur është sulmuar për vdekje.

    Sipas tij, gruaja u shpëtua pas ndërhyrjes së një shoferi taksie, dhe i dyshuari u largua drejt lumit Sena.

    Burri, më pas, ka sulmuar edhe dy njerëz tjerë, njërin në sy me çekan. Të dy ndodhen në spital, janë jashtë rrezikut për jetën.

    Sipas Darman, i dyshuari është dëgjuar duke bërtitur “Allahu Akbar (Zoti është më i madhi)” dhe i para policive është shprehur i mërzitur sepse “shumë myslimanë janë duke vdekur në Afganistan dhe Palestinë”.

    Autori i dyshuar ka vuajtur më herët katër vite heqje lirie, për një tjetër sulm më 2016, dhe ka qenë në listën e vëzhgimit të shërbimeve të sigurisë.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark