×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Putin paralajmëron “hakmarrje edhe më të ashpër”

    Insajderi
    10 October 2022 - 17:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Së paku 11 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar nga sulmet ajrore ruse mëngjesin e sotëm mbi Ukrainë, me target kryesor Kyivin. Putin thotë se “hakmarrja” do të jetë edhe më e ashpër.

    Rusia ka nisur një valë masive të sulmeve ajrore, duke targetuar disa qytete të Ukrainës, përfshirë infrstrukturën civile. Kremlin ka thënë se kjo është përgjigje ndaj sulmit në urën e Kerchit, që e lidh Krimenë me Rusinë, shkruan The Guardian.

    Pas sulmeve ajrore, Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar “hakmarrje” edhe më të ashpër.

    Bota ka dënuar sulmet ajrore të sotme të Rusisë, nga të cilat pësuan shumë civilë.

    Për gjashtë orë, në kryeqytetin e Ukrainës, Kyiv, janë dëgjuar alarmet për sulme ajrore.

    Zyrtarët ukrainas kanë njoftuar se Kyivi është përballur me sulme në orët e para të 10 tetorit.

    Rusia ka eskaluar me sulme ndaj qyteteve ukrainas, pasi presidenti rus, Vladimir Putin quajti sulmin në urën Kerch “një akt terrorist”.

    Sipas të dhënave të Policisë ukrainase, së paku 11 veta janë vrarë dhe 64 janë lënduar nga një valë e re e sulmeve raketore të Rusisë në Ukrainë.

    Autoritetet në Kyiv kanë thënë se tetë persona kanë vdekur dhe 24 janë lënduar nga një sulm raketor këtë mëngjes në kryeqytet. Edhe qytetet si Lviv, Kerson, Dnipro, Zaporizhzhia dhe Mykolaiv ishin target i sulmeve ruse.

    Bazuar në atë që thotë ushtria e Ukrainës, deri kah gjysma e mëngjesit të së hënës, janë lëshuar 75 raketa ruse.

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zekeskiy ka thënë se Rusia po sulmon me raketa dhe me dronë kamikazë të prodhuar nga Irani. Ai thotë se target i Rusisë është infrastruktura energjetike dhe civilët.

    Duke folur jashtë zyrës presidenciale, afër së cilës u hodhën disa nga raketat, Zelenskiy akuzoi Rusinë se ka zgjedhur kohën, qëllimet për shkaktuar sa më shumë dëme që është e mundur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark