×
  • Sport
  • Sport

    Evropiani i Francës mund të zhvillohet pa tifozë

    Insajderi
    01 March 2016 - 20:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pak muaj para fillimit të “Euro 2016” zyrtarët e UEFA-s ngrenë pikëpyetje sigurinë në stadiume, duke shkuar deri aty sa edhe ndeshje të caktuara të zhvillohen pa praninë e tifozëve.

    Drejtori i UEFA-s, Martin Kallen, ka thënë në një intervistë për gazetën javore gjermane “Sport Bild”, se nëse ka kërcënime për sulme terroriste, ndeshjet mund të shtyhen për ditë të tjera, por me dyer të mbyllura për tifozët, raporton Insajderi.

    Zyrtari i UEFA-s ka sqaruar se po punohet me organizatorët e “France 2016” për të rritur sigurinë në stadiume, por asgjë nuk është përjashtuar.

    Sipas tij, nëse ka vërtetë sinjale për sulme terroriste, organizatorët nuk kanë mundësi të garantojnë sigurinë e ndeshjes në një stadium tjetër pasi ka pak kohë dhe zhvendosja e takimit do të krijonte probleme për tifozët, pasi ata kanë prerë biletat dhe kanë rezervuar hotelet. Mundësia që ofron ai është që ndeshja të zhvillohet me dyer të mbyllura për tifozët.

    Në një deklaratë për “Associated Press”, UEFA ka bërë të ditur se “ende nuk jemi në dijeni të ndonjë kërcënimi specifik, por duam thjesht të jemi të përgatitur”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark