×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmi me thikë te xhamia dhe plagosja e 5 besimtarëve, reagon kreu i myslimanëve: Të zbardhet ngjarja

    Insajderi
    19 April 2021 - 16:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kreu i Komunitetit të Myslimanëve Shqiptarë, Bujar Spahiu ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në xhaminë ‘Dine Hoxha’ ku 5 besimtarë myslimanë u plagosën me thikë nga 34-vjeçari Rudolf Nikollaj.

    Ngjarja ndodhi tek rruga e Kavajës rreth orës 14:00. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Spahiu i bëri thirrje organeve përkatëse që të zbardhet sa më parë të kësaj ngjarje e cila lëndoi besimtarët në këto ditë Ramazani.  Ndërkohë kanë qenë besimtarët që kanë bërë të mundur dhe neutralizimin e autorit të kësaj ngjarje.

    Mësohet se të plagosurit janë të 35-vjeçari Donald Koçi, 22-vjeçari Saba Peposhi, Mariglen Konja, rreth 24 vjeç dhe Anri Tola, rreth 23-vjeç të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

    Reagimi i plotë

    U informova nga Myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli, dhe nëpërmjet medias, për ngjarjen e fundit në Xhaminë Dine Hoxha.
    Sipas imamit Kalaja dhe besimtarëve dëshmitarë të pranishëm, një përson i jashtëm ka hyrë nga rruga në xhami duke plagosur me mjet prerës besimtarët dhe personelin e pranishëm në xhami.
    Fatmirësisht besimtarët e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën. I lutemi Zotit për shërimin e tyre sa më të shpejtë.
    Përsoni është në duart e forcave të rendit. Kërkojmë nga organet përkatëse zbardhjen sa më parë të kësaj ngjarje e cila lëndoi besimtarët në këto ditë ramazani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark