×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Sulmi ndaj ekipit të Pejës nga tifozët, policia jep detajet

    Insajderi
    28 November 2022 - 09:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbrëmë është ndërprerë ndeshja mes Trepçës dhe Pejës në palestrën “Minatori”, pasi ekipi i Trepçës u sulmua nga një tifoz.

    Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detajet rreth sulmit të mbrëmshëm. Bëhet e ditur se personi i dyshuar është arrestuar pas përfundimit të ndeshjet, por i njëjti është liruar pastaj me procedurë të rregulltë.

    “Pas përfundimit të një ndeshje basketbolli, kishte hyrë në lokalet e zhveshjes së ekipit mysafir dhe kishte tentuar të sulmoj lojtarët e ekipit mysafir. I dyshuari gjithashtu nuk kishte përfillur urdhrat e zyrtarëve policor” – njofton Policia.

    PRISHJE E RENDIT DHE QETËSISË PUBLIKE

    Mitrovicë 27.11.2022-22:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas përfundimit të një ndeshje basketbolli, kishte hyrë në lokalet e zhveshjes së ekipit mysafir dhe kishte tentuar të sulmoj lojtarët e ekipit mysafir. I dyshuari gjithashtu nuk kishte përfillur urdhrat e zyrtarëve policor. Në lidhje me rastin është kontaktuar gjyqtarja kujdestare për kundërvajtje dhe sipas udhëzimeve të saj i dyshuari është intervistuar e me pas është liruar, rasti  vazhdon në procedurë të rregullt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark