×
  • Lajme
  • Botë
  • Insajderi / Ballina 5

    Sulm në Gjermani, ka të vdekur dhe të plagosur

    Insajderi
    25 January 2023 - 17:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy persona u vranë sot në një sulm me thikë në një tren në Gjermani, raportojnë mediat gjermane.

    Sipas informacioneve paraprake, autoritetet po flasin për shtatë pasagjerë të cilët u plagosën në sulmin në një tren rajonal që linjës Kiel-Hamburg, dy prej të cilëve nuk mundën t’u mbijetonin plagëve të marra.

    Policia arriti të arrestojë sulmuesin në stacionin Brokstedt menjëherë pas incidentit të përgjakshëm, tha një zëdhënës i policisë federale.

    Sipas informacioneve të BILD, autori mësohet të jetë sirian. Arsyet e sulmit mbeten të paqarta.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark