×
  • Lajme
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Sulmohen faqet e QKK-së dhe Skena UP: Shpërndahet pirateri filmi “Shok”

    Insajderi
    08 February 2016 - 16:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Faqja e Qendrës Kinematografike e Kosovës dhe ajo e Festivalit Ndërkombëtar të Studentëve për Film dhe Teatër SKENA UP janë sulmuar nga hakerët duke i marrë në kontroll të dy këto faqe.

    Të dy faqet menjëherë pas marrjes nën kontroll nga sulmuesit kanë shpërndarë një video pirat të filmit “Shok”, i pari nga Kosova i nominuar për çmimin “Oscar” në kategorinë e filmave të shkurtër.

    Filmi “Shok” ishte përballë edhe me një rast tjetër të piraterisë, për të cilën kishte raportuar Insajderi.

    qkk

    Për këtë ka reaguar drejtori i QKK-së, Arben Zharku, i cili deri para 4 vitesh ka  qenë edhe drejtor i festivalit SKENA UP.

    “Të dashur miq, fan page e QKK-së është hakuar dhe nuk është administrim tonin, që nga data 16 janar. Rasti është lajmëruar në Polici dhe në Facebook, shpresoj që policia ka me zgjidhe këtë problem”, ka shkruar Zharku, raporton Insajderi.

    Edhe drejtoresha e festivalit SKENA UP, Hana Qena ka reaguar ndaj sulmit të faqes së festivalit në Faceboo, duke e cilësuar si të qëllimshme sulmin ndaj faqes së QKK-së dhe Festivalit.

    SKENA UP

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark