Policia e Kosovës ka njoftuar se janë sulmuar fizikisht dy persona, njëri prej tyre zyrtar policor.
Sulmi ndaj tyre raportohet të jetë bërë nga katër të dyshuar, të cilët janë në kërkim.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Shtime / 28.11.2024 – 01:14. Dy meshkuj kosovarë (njëri prej tyre zyrtar policor) kanë raportuar se derisa janë sulmuar fizikisht nga katër të dyshuar meshkuj kosovarë. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. ndërsa të dyshuarit janë në kërkim. Rasti në hetime”.