×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Sulmohet aeroplani turk, vazhdon evakuimi nga Sudani

    Insajderi
    28 April 2023 - 22:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një aeroplan turk evakuimi që po zbarkonte në një bazë ajrore jashtë kryeqytetit të Sudanit, Khartoum, është qëlluar, konfirmon ministria e mbrojtjes e Turqisë.

    Nga ky sulm ndaj aeroplanit askush nuk u lëndua dhe ai u ul i sigurt në Wadi Seidna, ku po kontrollohej, raporton BBC.

    Ushtria e Sudanit fajësoi luftëtarët paraushtarakë për gjuajtjen ndaj avionit dhe dëmtimin e sistemit të karburantit.

    Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) mohuan akuzat, duke thënë se ishin të përkushtuara ndaj armëpushimit të zgjatur humanitar.

    Fraksionet ushtarake rivale ranë dakord për një zgjatje të armëpushimit të tyre edhe për tre ditë të tjera.

    Armëpushimi ka pasur vetëm një efekt të kufizuar, ku avionët e ushtrisë vazhduan të godasin pozicionet e RSF në Khartoum gjatë natës.

    Armëpushimi i mëparshëm lejoi mijëra njerëz të përpiqeshin të largoheshin nga Sudani për të kërkuar një vend më të sigurtë, ndërsa dhjetëra vende organizuan evakuime.

    Ministri i Mbrojtjes i Turqisë tha se përpjekjet do të vazhdojnë për të shpëtuar qytetarët turq nga Wadi Seidna dhe qyteti i Port Sudanit në bregun e Detit të Kuq.

    Që nga fillimi i përleshjeve 14 ditë më parë, qindra njerëz janë vrarë dhe dhjetëra mijëra janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Luftimet po shkatërrojnë kryeqytetin dhe rrethinat e tij – i cili deri vonë kishte një popullsi prej rreth 10 milionë banorësh – duke i lënë njerëzit pa furnizime me ushqim, ujë dhe karburant.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark