×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sulmohet familja rome në një qendër tregtare në Prizren, avokati Koci publikon pamjet e incidentit

    Insajderi
    22 November 2021 - 09:40

    Një përleshje fizike në mes disa personave ka ndodhur dje rreth orës 18:45 në një qendër tregtare në Prizren.

    Avokati Arianit Koci, ka publikuar pamjet e momentit të kësaj përleshje, ku sipas tij është sulmuar një familje rome nga ana e sigurimit të kësaj qendre.

    Koci në një postim në Facebook, ka shkruar se “Prindërit dhe vajza 11 vjeqare kanë pasur maskën, kurse djali i tyre jo. Gjithnjë sipas deputetit, sigurimi e sulmon njërin prej familjarëve fizikisht, në prani të familjes- për shkak të mos bartjes së maskës, duke e sharë: “Ta q… magjupin e nanës”. Sulmuesi ka vazhduar me rrahje dhe kërcënime serioze”.

    Ndryshe Policia e Kosovës, mbrëmë ka njoftuar se lidhur me rastin ka shoqëruar në stacionin policor katër persona.

    Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi deklaroi se deri te rrahja sipas informacioneve të para thuhet se ka ardhur për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID që janë në fuqi.

    “Njësiti i Policisë i janë përgjigjur këtij rasti dhe në stacionin policor janë shoqëruar katër persona të përfshirë në përleshje. Hetuesit në koordinim me Prokurorin e shtetit janë duke u marrë me rastin. Të dyshuarit do të ndalohen deri në 6 orë derisa të kryhen procedurat. Deri te kjo përleshje kanë ardhur pasi personat nuk i janë bindur sigurimit për vendosjen e maskave”, deklaroi Gashi.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark