×
  • Lajme
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Sulmohet fizikisht trajneri Faruk Statovci

    Insajderi
    06 February 2023 - 09:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Analisti dhe trajneri i futbollit, Faruk Statovci është sulmuar fizikisht nga dy persona të maskuar para banesës së tij në Prishtinë.

    Kanal10 merr vesh se në sulmin i cili ka ndodhur menjëherë pas emisionit “Kampionët”, në orët e para të mëngjesit të së hënës, Statovci ka pësuar disa lëndime trupore dhe për këtë është trajtuar në QKUK.

    Gjendja e tij është stabile.

    Sulmi ndaj Statovcit mësohet të ketë ndodhur teksa ai ishte duke hyrë në banesën e tij në Breg të Diellit në Prishtinë.

    Kanal10 mëson se sulmi ndaj Statovcit ngjau nga dy persona të maskuar të cilët së bashku e kanë goditur për disa minuta në trup dhe në kokë.

    Nuk dihen motivet e sulmit ndaj Statovcit.

    Sic mëson Kanal10, pak çaste më vonë, në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe futbollisti, Dren Gashi i cili e ka ndihmuar Statovcin, për të lajmëruar policinë dhe ndihmën e shpejtë.

    Në vendin e ngjarjes ka ardhur edhe Policia e Kosovës, e cila është duke e hetuar rastin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark