×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Sulmohet konsullata turke në Manhatan

    Insajderi
    23 May 2023 - 09:25

    Godina e konsullatës turke në Manhatan është sulmuar me mjete të forta. Mediat turke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku një i panjohur me levë hekuri në dorë ka thyer dritaret e godinës.

    Policia e Nju Jorkut nisi një hetim për sulmin dhe mësohet se ka shkaktuar vetëm dëme materiale në ndërtesë.  Autori i paidentifikuar është larguar duke lënë pas levën e hekurt që përdori në sulm.

    Duke u shprehur se bashkëpunimi i Konsullatës së Përgjithshme me autoritetet vendore vazhdon, Reyhan Ozgur vuri në dukje se sulmi në fjalë nuk do të ndikojë në procesin e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark