Ndërtesa e komunës së Zveçanit, mbrëmë pas mesnate është sulmuar me granatë dore
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani ka konfirmuar për Insajderin i cili tha se nuk ka pasur të lënduar përpos dëmeve materiale. Ai bëri të ditur se ndërtesa e komunës është dëmtuar dhe po ashtu edhe katër vetura të parkuara.
Sipas dyshimeve të policisë, bëhet fjalë për një granate dore e llojit M-75.
“Mbrëmë para mesnate ka pas një shpërthim që ne dyshojmë se ka qenë granate dore e llojit M-75. E njëjta ka shkaktu dëme materiale në ndërtesën e komunës së Zvecanit e po ashtu edhe në 4 vetura që kanë qenë të parkuara aty afër. Nuk ka të lënduar apo të dyshimtë, ndërsa policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit.
Policia mbetet e përkushtuar që të vazhdoj të ofroj shërbimet ndaj qytetarëve të veriut të vendit”, tha Elshani.