Një i mitur është sulmuar me thikë nga disa persona të tjerë. Rasti ka ndodhur më 20.09.2023 në rrugën “Ibrahim Lutfiu”, në Prishtinë.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se është arrestuar një i mitur si i dyshuar.
“Viktima mashkull kosovari ,i mitur ka raportuar se është sulmuar me thikë nga disa të dyshuar. Pas disa veprimeve hetimore është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar mashkull kosovari mitur”, njoftoj policia.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.