×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Sulmuesi i Premier Ligës arrestohet nga policia pasi sulmoi tifozin rival

    Insajderi
    11 May 2021 - 18:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjithçka filloi me një tallje: videoja e sulmit, e cila shpejt u bë virale në rrjetet sociale, tregon sulmuesin anglez me origjinë skoceze duke ecur afër tifozit, që e qëllon me telefonin e tij.

    Sheffield United është në fund të klasifikimit në Premier League dhe tashmë i rënë në një kategori më poshtë. A mundet që gjërat të përkeqësohen më shumë se kaq për një skuadër futbolli? Po, nëse sulmuesi juaj arrestohet. Protagonist i historisë është Oliver McBurnie, i cili ditët e fundit kishte sulmuar një tifoz duke e goditur me grushta.

    Gjithçka filloi me një tallje: videoja e sulmit, e cila shpejt u bë virale në rrjetet sociale, tregon sulmuesin anglez me origjinë skoceze duke ecur afër tifozit, që e qëllon me telefonin e tij.Siç raporton “The Sun”, McBurnie u arrestua nga oficerët e policisë të North Yorkshire, pasi tifozi 21-vjeçar i Sheffield Wednesday, Elliott Wright, raportoi për incidentin. “Ne po ecnim dhe e pashë atë duke debatuar me një vajzë.

    Isha me dy nga miqtë e mi dhe ai po bëhej agresiv dhe fliste me zë të lartë. Unë i thashë atij: qetësohu njeri, nuk mund të jesh më keq sesa të degradohesh kështu. Në fillim u duk në rregull, na tha ta linim telefonin larg. Unë iu përgjigja: Pse? Pse do që ta mbaj telefonin tim larg? Dhe pastaj më përplasi. Më goditi nja dy herë dhe një nga miqtë e mi ndërhyri për ta larguar. Ai hoqi kapuçin dhe u largua”.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    23 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark