×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Sulmuesi Mevlan Zeka largohet nga Ballkani

    Insajderi
    20 June 2022 - 20:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Para tri javësh e vazhdoi kontratën edhe për një vit me Ballkanin, ndërsa sot sulmuesi Mevlan Zeka është larguar nga kampioni i Kosovës në futboll.

    Lajmin për largimin e Zekës, e ka konfirmuar edhe Ballkani në Facebook.

    Sipas klubit, thuhet se shkëputja e marrëveshjes me Zekën ishte e dyanshme, pasi sulmuesi kërkonte minutazhë më të madhe në sezonin e ri.

    “Klubi ynë ju njofton se pas dy vitesh së bashku kemi shkëputur kontratën me sulmuesin nga Gjakova, Mevlan Zeken. Kontrata u shkëput me marrëveshje të dyanshme, Zeka e kërkoi largimin nga klubi pasi që nuk i mjaftonte minutazha në lojë. Ne e respektuam vendimin e tij dhe i urojmë shumë suksese në karrierë!”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark