×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmuesin e Ziadin Selës e bëjnë për spital

    Insajderi
    10 July 2017 - 21:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy muaj pasi u arrestua nga policia për tentim vrasje të deputetëve, njëri prej sulmuesve të Ziadin Selës, rrihet në Burgun e Shutkës.

    Incidentin e konfirmuan edhe nga burgu, kurse TV21 e xhiroi Kire Gjorgjievskin në spitalin “8 Shtatori” të Shkupit.

    Gjorgjievski është sjellë të hënën paradite në qendrën e urgjencës të spitalit “8 Shtatorit”, kurse rreth orës 17h policia e mori për ta kthyer në burg.

    I dyshuari për tentim-vrasje, Kire Gjorgjievski ishte i lënduar në fytyrë, por në automjetin e burgut hyri në këmbë të veta, dhe pa ndihmën e askujt.

    Më 11 maj të këtij viti, policia arrestoi Kire Gjorgjievskin dhe babanë e tij, kurse në banesën e të dyshuarve janë gjetur atletet të përlyera me gjak, që besohet se ishte i deputetëve.

    Babës dhe të birit, prokuroria iu shqiptoi masën e paraburgimit, por të dy të dyshuarit kanë deklaruar se vetëm kanë dashur ta ndihmojnë Selën, e jo ta vrasin.

    Ata do të gjykohen për veprën penale tentim për vrasje me paramendim, vepër që sipas Kodit Penal, dënohet më të paktën, 5 vjet burg. /Telegrafi

    “EL Chapo” kosovar që arriti të përfitojë mbi 1 milion euro nga tenderët publikë (I)

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark