23:41 - 18 Qershor 2022

Më 18 qershor në Suharekë tashmë tradicionalisht ka filluar “Karnavali i Golden Eagle 2022” ku do të marrin pjesë grupe të ndryshme artistësh dhe këngëtarë me renome nga shumë shtete.

Edhe pse Sunny Hill është anuluar ne Prishtinë, Suhareka ka menduar për publikun dhe fansat e muzikës duke organizuar festivalin “Karnavali i Golden Eagle 2022” ky festival premton të jetë festival ndërkombëtar duke njoftuar për shumë këngëtarë me renome nga shumë shtete dhe artistë shqiptar.

Pjesë e këtij festivali është dhe këngëtarja Dhurata Dora e cila ka performuar para publikut në Suharekë.

Kjo ngjarje unike kulturore organizohet në përvjetorin e 23-të të çlirimit të Kosovës dhe për dallim nga vitet tjera këtë vit falë angazhimit të organizatorit Golden Eagle, do të marrin pjesë më shumë grupe artistësh që merren me karnavale dhe që do t’i japin festës tjetër dimension.

Ndër grupet kryesore artistësh dhe këngëtarësh tjerë që do të performojnë janë, Ghetto Geasy, Melinda, “Vertig Dance” nga Italia, grupi “Arcoiris” nga Brazili, grupi “ Struma” dhe “Moulen Rouge” nga Maqedonia e Veriut, “ORA ČI” nga Sllovenia, “Gladiatorët”, Orkestra Frymore “Afërdita” nga qyteti i Elbasanit, Ansambli “SH.K.A. Jehona” nga Suhareka, Grupi Polifonik “Argjiro” nga Gjirokastra, Ansambli Folklorik Autokton “Rugova”, “Karnavalet Ilire” të Malësisë së Sharrit etj.