×
  • Sport
  • Sport

    Super video e publikuar nga FSHF, pamje nga kompleksi i Partizanit

    Insajderi
    25 January 2022 - 23:25

    Vazhdojnë punimet me ritme të kënaqshme për ndërtimin e stadiumit të ri të Partizanit. Pavarësisht se intesiteti i punimeve është shtuar ndjeshëm kohët e fundit, akoma ka shumë kohë deri në hapjen zyrtare të stadiumit ultra modern.

    Një investimi i jashtëzakonshëm i klubit Partizani, familjës së presidentit Demi dhe i mbështetur nga Federata Shqiptare e Futbollit me mbi 600.000 euro për ndërtimin e fushës, sistemin e ndriçimit dhe ulëset e stadiumit.

    Partizani nuk është duke bërë kampanjën e cila ishte menduar në fillim nga opinioni futbolldashës në Shqipëri, kuqebardhët janë vetëm pesë pikë larg zonës që dërgon skuadrën në Play In, ndërsa vendi i tretë që dërgon në garat ndërkombëtare është nëntë pikë larg.

    Më poshtë mund të shikoni pamjet nga punimet e stadiumit në Tiranë.

    VIDEO

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark