×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Superliga e Kosovës vazhdon në mesjavë, të mërkurën Drita – Gjilani

    Insajderi
    12 September 2022 - 11:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kanë përfunduar pesë ndeshjet e xhiros së gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës me disa rezultatet mjaftë interesante.

    Ferizaj dhe Trepça ’89 shënuan fitoret e para këtë kampionat, derisa Drita mposhti kampionin në fuqi Ballkanin në udhëtim 0-2.

    Malisheva luajti baras me Dukagjinin 1-1, ku me të njëjtin rezultat u ndanë në paqe edhe Gjilani dhe Prishtina.

    Por nuk do të humbet shumë kohë dhe xhiro e shtatë në Albi Mall Superligën e Kosovës do të zhvillohet në mesjavë.

    Vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në derbi e madh lokal mes Dritës dhe Gjilanit, që zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

    Kjo sfidë zhvillohet me fillim nga ora 15:00.

    Në të njëjtën ditë dhe të njëjtën orë zhvillohet edhe dueli mes Prishtinës dhe Malishevës.

    E paraparë ishte të zhvillohej edhe ndeshja Llapi – Ballkani, por për shkak se kampioni në fuqi i Kosovës do të luaj në Ligën e Evropës kjo ndeshje është shtyrë.

    Të enjten në program janë edhe dy sfida të tjera për tu zhvilluar, Trepça ’89 – Ferizaj dhe Dukagjini – Drenica.

    Orari i xhiros së shtatë në Albi Mall Superligë:

    E mërkure , 14.09.2022
    15:00 Drita – Gjilani
    Llapi – Ballkani (shtyhet për një tjetër datë për shkak se suharekasit do të luajnë në Ligën e Evropës)
    15:00 Prishtina – Malisheva

    E enjte, 15.09.2022
    15:00 Trepça’89 – Ferizaj
    15:00 Dukagjini- Drenica 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark