×
  • Sport
  • Insajderi / Ballina 5

    Superliga e Kosovës vjen me pesë takime të zjarrta – vëmendja në Gjilan

    Insajderi
    14 May 2023 - 10:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pesë ndeshjet e javës së 34-të në elitën e futbollit kosovar do të zhvillohet në të njëjtën ditë, pra sot.

    Ndeshja kryesore do të zhvillohet në Anamoravë me derbin e madh të futbollit të Kosovës mes Gjilanit dhe Dritës.

    Kjo ndeshje njëherit do të jetë në një mënyrë edhe përcaktuese për fatin e Dritës në rrugën e tyre drejt titullit të kampionit këtë edicion.

    Takim tjetër interesant do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë me Ballkanin që i bën konak Llapit.

    Fitorja është e domosdoshme për Ballkanin në këtë duel, ngase çdo rezultat tjetër do ta favorizonte Dritën në garë për titullin e më të mirit.

    Prishtina udhëton te Malisheva, Ferizaj dhe Trepça ’89 luajnë derbin e mbijetesës, ndërkohë Dukagjini luan në Skenderaj te Drenica.

    Të gjitha ballafaqimet e sotme do të luhen me fillim nga ora 15:00.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark