×
  • Showbiz
  • Show

    Supertreshja e “Kafeneja Jonë” vijnë me një komedi në T7 për Vit të Ri

    Insajderi
    11 December 2022 - 10:50

    Treshja e famshme e aktorëve të serialit “Kafeneja Jonë”, Fatmir Spahiu, Donat Qosja dhe Fatos Kryeziu, janë bërë sërish bashkë dhe do të sjellin një super komendi televizive në T7, për natën e Vitit të Ri.

    Përmes një postimi në Facebook, Spahiu ka bërë me dije se titulli i kësaj komedie është “Na atje, ata këtu”, pa dhënë detaje tjera.

    “Komedi televizive qe do te transmetohet naten e vitit te ri ne T7 🎥 📺 😆 🪩”, ka shkruar ai, sipër një fotografie që ka publikuar me dy aktorët.

    Televizioni T7 njihet si mediumi që zotëron pjesën më të madhe të tregut televiziv.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark