×
  • Lajme
  • Insajderi

    Suspendohet polici që rrahu një të mitur me aftësi të kufizuara në Kaçanik

    Insajderi
    01 December 2021 - 22:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se është suspenduar zyrtari policor i cili së bashku me djalin e tij kanë rrahur një të mitur me aftësi të kufizuara në Kaçanik.

    Në njoftimin e Policisë theksohet se ndaj zyrtarit policor R.M janë marrë të gjitha procedurat e parapara ligjore dhe hetimet e mëtejme janë duke u zhvilluar nga Inspektorati Policor i Kosovës.

    “Policia e Kosovës lidhur me shkrimin e publikuar në portalin Indeksonline të titulluar ”Polici bashkë me djalë e rrahin një të mitur me aftësi të kufizuara në Kaçanik”, njofton opinionin e gjerë se ndaj të njëjtit zyrtar (Rr. M.), stacioni policor në Kaqanik me kohë ka iniciuar procedurat e parapara ligjore, si dhe sipas kompetencës ka njoftuar Inspektoratin Policor të Kosovës. Vlen të potencohet se bazuar në Udhëzimin Administrativ për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës, me datë 01.12.2021, zyrtari policor është suspenduar, përderisa hetimet e mëtejme janë duke u zhvilluar nga IPK-ja”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Indeksonline ka raportuar sot se një pjesëtar i Policisë së Kosovës bashkë me djalin e tij, e kanë rrahur fizikisht një të mitur në Kaçanik, i cili është me aftësi të kufizuara. Rasti dyshohet se ka ndodhur para një jave./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark