×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sveçla tregon se për sa ditë është valid fletëdeklarimi që merret në kufi

    Insajderi
    01 August 2022 - 13:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se procedura është e shpejte në pajisjen me fletëdeklarim e qytetarëve me dokumente serbe që hyjnë në Kosovë, shkruan Insajderi.

    Sipas tij, kjo procedur është shumë më e thjeshtë e më e shkurtër sesa e ”palës tjetër e cila për 11 vite ka shërbyer si një metodë presioni për shtetasit tanë që kanë kaluar nëpër Serbi”.

    Ai ka treguar se ky dokument që lëshohet në kufijt e Kosovës është valid për 90 ditë.

    “Për shkak të dezinformatave dua që të sigurojë qytetarët e Kosovës sikurse qytetarët e shtetit fqinj se gjatë hyrjes dhe qarkullimit në Kosovë do të shfrytëzojnë fletëdeklarimet që janë të vlefshme për 90 ditë”, ka thënë Sveçla.

    Sveçla, ka bërë të ditur se 1501 dokumente hyrje-dalje janë lëshuar deri tani në pikë kalimet kufitare të Kosovës.

    Këto dokumente nuk po lëshohen vetëm në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, të cilat po vazhdojnë të jenë të mbyllura.

    “Përveç në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak të cilat vazhdojnë të jenë të mbyllura për shkak të zhvillimeve të shkaktuara nga strukturat ilegale serbe, në të gjitha pikat tjera kufitare në hyrje të Republikës së Kosovës po vazhdon lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark