×
Insajderi / Insajderi

Sveçla zbulon detaje nga aksioni i shtetit në Veri

Insajderi
26 October 2022 - 19:42
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se në Leshak të Komunës së Leposaviqit, me dyshimin për narkotikë, njësia e anti-drogës sot ka bastisur një lokacion me ç’rast ka sekuestruar katër granata dore, rreth 12 mijë euro, një armë automatike të llojit AK47 me 200 fishekë dhe lloje të ndryshme të municionit, radiolidhje e pajisje tjera ndihmëse për trazira.

Sipas tij, këto dhe pajisje të tjera dyshohet të jenë pjesë e aktiviteteve të ndryshme ilegale dhe kriminale dhe deri më tash është arrestuar një person i nacionalitetit serb në ndërkohë aksioni është duke vazhduar.

“Mbesim të përkushtuar maksimalisht që në koordinim me të gjitha institucionet e sigurisë të veprojmë në zbatim të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.

“Pa asnjë dallim do të veprojmë mbi çdo individ apo grup të caktuar që synon të cenojë rendin, ligjin dhe sigurinë e qytetarëve dhe vendit tonë”.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark