×
Show

Swift i përgjigjet Kanye West: Suksesin e meritova

Insajderi
16 February 2016 - 15:56

Këngëtarja Taylor Swift i është përgjigjur në mënyrë më të mirë të mundshme deklaratave të reperit Kanye West, i cili kishte deklaruar se ai i ka dhuruar famën këngëtares.

Mbrëmë ajo është shpërblyer me çmimin Albumi i Vitit në Grammy Awards, duke u bërë kështu femra e vetme në histori që fiton dy herë këtë çmim.

Gjatë marrjes së çmimit, ajo ka gjetur pak kohë edhe për reperin, raporton Daily Mail.

“Pasi pranova çmimin e Albumit të Vitit, kjo dëshmon qartë se a kam ardhur me forca të mia deri në këtë pikë apo më ka sjellë dikush tjetër”, ka shtuar ajo, duke iu referuar deklaratave të Kanye ëest e cila e kishte thënë se ai e ka bërë këngëtaren të famshme.

“Si femra e parë që ka fituar çmimin e Albumit të Vitit dy herë, unë dua të them të gjitha femrat që dëshirojnë të arrijnë sukses në karrierën e tyre. Ju do të takoni njerëz që mundohen të godasin suksesin tuaj”, ka thënë Taylor.

Mbrëmë është mbajtur nata e ndarjes së çmimeve Grammy Aëards 2016 në Los Angeles./Insajderi

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark