×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Syla: Albin e din edhe ti e edhe na që po rren apet

    Insajderi
    26 November 2022 - 18:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari Valon Syla ka ironizuar me deklaratën e kryeministrit Kurti, pasi ky i fundit ka thënë se ishte pajtuar për çështjen e targave pasi ishte paralajmëruar nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier se situata në veri të Republikës së Kosovës “mund të përkeqësohej rëndë dhe në mënyrë të pakthyeshme”.

    Përmes një shkrimi në Facebook, Syla ka thënë se edhe ai ka disa informata për Qeverisjen e tij dhe gabimet e qëllimta të ministrave të Qeverisë.

    Tutje, ai iu drejtua Kurtit me ” Mos u bon tosh, se e din edhe ti e edhe na që po rren apet”.

    “Albin, hajde se edhe une i kom plotë informata që si ki ti. Jo për Veri, por për Qeverisjen tonde dhe gabimet e qëllimta të ministrave të tu.
    Mos u bon tosh, se e din edhe ti e edhe na që që po rren apet. Ti je veç destruktiv dhe vetdestruktiv”, ka shkruar Syla në Facebook.

    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë një intervistë për gazetën e njohur gjermane, Frankurter Allgemaine Zeitung. Gazetari Michael Martens ka treguar temat kryesore për të cilat foli me Kurtin.

    Kurti tha se u pajtua për një kompromis në “krizën e targave” pas paralajmërimit nga ambasadori i ShBA-së në Prishtinë se situata në veriun e Kosovës “mund të përkeqësohet rëndë dhe në mënyrë të pakthyeshme”, shkroi Martens në Twitter.

    Po ashtu, gazetari gjerman ka treguar se Kurti i tha se ambasadori amerikan kishte më shume informacion se ai për situatën në veri.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    20 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark