×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Syla i reagon ministres: Rizvanollka me 200 mijë euro në bankë po thotë izoloni shtëpitë

    Insajderi
    30 September 2022 - 13:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deklarata e Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila iu ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që t`i izolojnë shtëpitë e tyre para se të vije dimri u përcjell me reagime të shumta. Së fundmi ka reaguar edhe analisiti Valon Syla i cili ironizoi me të.

    Ai ia ka përmendur ministres 200 mijë eurot që i ka kursime në bankë.

    Rizvanollka i paska 200 mije euro në banke të deklarume. Mi pas krejt ky ‘Poplli i Albin Kurtit’ qato i kishin izolu shtëpijat. Armiku po flen, po mu spom merr gjumi”, ka shkruar Syla.

    Ministrja Rizvanolli në seancën e djeshme të Kuvendit, kërkoi nga qytetarët që t’i izolojnë shtëpitë e tyre, si masë për kursimin e energjisë elektrike.
    “Izoloni shtëpitë, para se të bëhet ftohtë. Ndërroni mënyrën e ngrohjes”, kishte thënë ministrja Rizvanolli.

    Ajo po ashtu tha së do të bëhet ndalimi i importit të poçave elektrikë joefiçent.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark