22:09 - 23 Maj 2023

Analisti, Valon Syla, ka ripërsëritur se Albin Kurti veç e ka nënshkruar Asociacionin.

Ai debatoi me dy analistët Sadri Ramabaja dhe Alisa Braho, për të cilët thotë se “nuk po e pranojnë që Kurti e ka pranuar Asociacionin”.

Më pas ai është ngritur në këmbë.

“Sa herë ta provoni këtë taktikë, ka me u ngrit në këmbë e ka me tha, mos mshtini me tha mos rreni. Po ka me tha Asociacion Asociacionin”, ka thënë Syla në T7, teksa përmendi intervistën e Kurtit në RTK për këtë çështje.

Sipas Sylës kjo punë është tepruar, duke pretenduar se “Kurti e ka pranuar atë”.

Ndërkaq gazetari, Ilir Mirena tha se “këto rrena më nuk durohen”, duke menduar si Syla.