×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Syla për ndërrimin e komandantit të FSK-së: Ky është pazari i radhës i Kurtit

    Insajderi
    30 November 2021 - 21:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari Valon Syla ka folur për ndërrimin e komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. E ka quajtur “pazar të radhës” së kryeministrit Albin Kurti.

    “Ky është një pazar i radhës. Tash a do të jetë kjo letër apo mesazh për Vjosa Osmanin dhe ministrin e saj të Norvegjisë në FSK”, tha Syla.

    “Rama është nip i Jasharajve dhe nip e dajë sot janë përsëri në krye të FSK’së. Ajo çka po shohim është një marrëveshje që Albin Kurti nëpërmjet familjes Jashari, nipave të tyre dhe njerëzve të UÇK’së që kanë shërbyer po mundohet ta ngrit tash peshën morale dhe t’i qes njerëzit keq moralisht që të fillojnë kritikat”, shtoi ai në Pressing.

    “Natyrisht kjo nuk është për kritikë por është mirë për transparencë t’i tregojmë publikut se çka po ndodh’, sqaroi Syla.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark