×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Syla: Vetëvendosje po bën hajgare me një shoqëri

    Insajderi
    24 January 2021 - 00:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari Valon Syla ka folur për zhvillimet aktuale në vend që lidhen me vendimin e KQZ-së për mos certifikimin e disa subjekteve politike dhe listave zgjedhore.

    “E shohim Vetëvendosjen që të gjitha studiot i shtin me fol për këtë punë por në anën tjetër nuk shkon vetë në asnjë studio”, thotë Syla në T7.

    “Vetëvendosje pothuajse është mbyllur hermetikisht dhe po bën hajgare me një shoqëri. Në anën tjetër nuk del me folë, me komunikata të stilit nacional-socialist i sulmon të gjitha institucionet dhe të gjitha vendimet që janë marrë në formën më demokratike”, theksoi Syla.

    “Ajo që fshehët pas kësaj….mendoj se Vetëvendosje është e vetëdijshme që prapa të gjitha institucioneve gjyqësore që i kemi ne në Kosovë është një investim i madh i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe USAID. Kurti gjithmonë ka pasur problem që t’i sulmojë këta zyrtarë dhe po këtë relacion”, thotë Syla. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    24 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark