×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Sytë e shqiptarëve të Kumbulla, flet vëllai: Është pak i tensionuar, por do ia dalë

    Insajderi
    24 May 2022 - 16:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën e nesërme ora 21:00 të gjithë shqiptarët por jo vetëm, do të kryqëzojnë gishtat që mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla të luajë në finalen e Conference League, në shtëpinë e tij, “Air Albania” aty ku shumë herë është thirrur në aksion nga Edi Reja.

    Shansi i tij ka ardhur, mbetet të presim nëse trajneri i Romës, Jose Mourinho do t’i besojë minuta apo jo, por të gjithë ne lutemi për të, pasi vetë mbrojtësi e ka cilësuar si një ëndërr të luante në Shqipëri me skuadrën e tij.

    Për emocionet që po përjeton Kumbulla para kësaj finaleje, ka folur vëllai i tij, Giuliano Kumbulla i cili është arbitër, ku ka folur për “Romanews”.

    Si është atmosfera në familje? Ka shumë tension, por një stres që të bën mirë, Marashi është shumë i tensionuar.

    Çfarë ambienti do të jetë në Tiranë? Do të jetë i nxehtë, pasi vijnë dy tifozeri të bukura dhe të zjarrta. Shqiptarët do të mbështesin të gjithë Romën, qoftë për shkak të Marashit, por edhe për lidhjet që kanë me Italinë.

    Ka pasur polemika për përzgjedhjen e stadiumit… -Në këndvështrimin tim është një motiv krenarie për të gjithë vendin. Për një finale të Romës, nuk mjafton as stadiumi me 70 mijë vende, megjithatë UEFA zgjodhi Shqipërinë dhe nuk ka arsye për kritika.

    Marash ka folur për finalen që në muajin gusht… -Objektivi ka qenë gjithmonë që Roma të arrijë në Tiranë. Marashi përfaqëson kombëtaren shqiptare dhe Roma do të pritet atje me tapet të kuq.

    Si është raporti mes jush? Futbollistët nuk bien dakord shumë me arbitrat. Ne flasim shumë për futboll dhe mundohem t’i jap direktiva mbi mënyrën si duhet të sillet me drejtuesit e garave.

    Të kërkon informacione për rregulloren? Po, por më shumë jam unë ai që e këshilloj.

    Si është Marash jashtë fushës? Është shumë i paqtë dhe i qetë. Nuk i pëlqen të dalë dhe kalon shumë kohë me familjen.

    Si të duket arbitri i finales? Është shumë i zoti, por në të tilla nivele është e vështirë të japësh gjykime. Shpresoj që edhe ai të kalojë një mbrëmje të mirë. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark