×
  • Sport
  • Sport

    Tahir Batatina ka disa fjalë për tifozët “Legjendat”!

    Insajderi
    12 March 2023 - 21:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetrajneri i Llapit të Podujevës, ka disa fjalë për tifozët “Legjenda”, që sot ishin lojtari i 12-të në fitoren e skuadrës së tij, me rezultat 3:2 ndaj kampionit në fuqi, Ballkanit, në kuadër të javës së 25-të të elitës së futbollit të Kosovës.

    “Falënderoj tifozët Ultras Legjendat për organizimin dhe mbështetjen e dhënë skuadrës së zemrës, së bashku me qytetarët e Llapit dhe Gollakut, zëri i së cilëve në tribuna dhe angazhimi maksimal i futbollistëve në fushë na solli tri pikë të rëndësishme drejt arritjes së objektivit që kemi së bashku. 

    Ju kam premtuar dhe do mundohem ta mbaj fjalën se do jemi klubi me organizimin më të mirë në Kosovë dhe askush nuk do mund të na ndal mua, kryesinë dhe sponsorët e Llapit drejt arritjes së objektivave që kemi sepse me mund dhe djersë e sollëm skuadrën në ketë gjendje për të luftuar gjithmonë për pozitat lart në tabelë dhe daljes në Evropë.

    Qytetarët e trevës së Llapit e din sa vështirë ka qenë me sjell ekipin e zemrës me këto kushte dhe për këtë arsye asnjëherë nuk kanë dyshuar në mua dhe kryesinë në menaxhimin e skuadrës. 

    Sot edhe një herë tjetër u dëshmua se jemi qyteti i futbollit sepse po e mbizotërojmë Superligën e Kosovës me tifozeri dhe kjo tregon se në çfarë niveli është skuadra e Llapit pasi për çdo qytetar llapjan është kënaqësi të jetë në tribuna dhe motiv për çdo skuadër që luan në Arenën “Zahir Pajaziti”.

    Vazhdojmë të bashkuar dhe të pathyeshëm sepse kështu jemi më të fortë por kërkoj edhe që institucionet tona komunale të mos e neglizhojnë skuadrën më të organizuar ne Kosovë dhe të gjejnë formë dhe mundësi për mbështetje sepse këta 5 mijë tifozë vetëm ne i sjellim në tribuna ku edhe ju duhet të kontriboni për rininë e këtij vendi sepse fundja është obligim njerëzor dhe moral por edhe qytetar të mbështetet klubi i qytetit, dashuria e vetme dhe sporti i vetëm më i organizuar në Podujevën tonë por edhe në Kosovë”, ka shkruar Batatina.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark