Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në mbledhjen e mbajtur me 12.09.2022, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së gjashtë të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së katërt të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B, në futboll për edicionin 2022/2023.
Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, mori vendim për inicim disiplinor ndaj kryetrajnerit të Llapit, Tahir Batatinës, shkruan Gazeta Olle.
Kjo pasi Batatina hodhi akuza të rënda drejt gjyqtarëve të ndeshjes, pas humbjes nga Ferizaj.
Në disiplinor ka përfunduar edhe përfaqësuesi zyrtar i Llapit, Muhamet Rexhepi, pasi ofendoi dhe i kërcënoi gjyqtarët e VAR-it pas përfundimit të ndeshjes.
Vendimet e plota të Komisionit të Garave:
Inicime disiplinore:
ndaj: Përfaqësuesit zyrtar të FC ”Llapi”, Muhamet Rexhepi, nr ID 001413M88. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes, derisa gjyqtarët e VAR-it po shkonin në zhveshtore, i njëjti ofendon, fyen dhe i kërcënon ata. Sipas raportit të asistentes së dytë në VAR të ndeshjes, Ferizaj-Llapi.
ndaj: Kryetrajnerit të FC ”Llapi”, Tahir Batatina, nr ID.001144M77. Motivi: Në prononcimin për media pas përfundimit të ndeshjes Ferizaj-Llapi , akuzon gjyqtarët e takimit për epilogun përfundimtar. Sipas xhirimeve televizive.