Tahir Lushtaku ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Drenicës.
Lajmin për dorëheqje e ka bërë të ditur në rrjetet sociale. Ai ka zbuluar edhe arsyet e largimit.
“Arsyet e largimit tim, besoj janë të njohura për publikun e që kryesisht kanë të bëjnë me situatat dhe problemet brenda klubit dhe jo vetëm ato financiare, por për gjithë keto gjëra do të flas ditëve në vijim. Dorëheqja ime vjen edhe për shkak të karakterit dhe personalitet tim të ndertuar me punë të madhe profesionale dhe djers, dhe nuk jam nga ata persona që tentoj të krijoj personalitet dhe karakter në emër të dikujt tjetër, sikurse bejnë disa persona brenda dhe jashtë klubit”, ka shkruar Lushtaku.