Kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka vazhduar vizitat në fshatrat e Vushtrrisë.
Ai ka qënduar në Pantinë ku tha se edhe u vulos fitiorja.
“Madhështore, Pantina vulos fitoren tonë me 17 tetor”, ka shkruar Tahiri në facebook.
Në këtë fshat ai tha se do të ndërtojnë fabrikë e ketë fshat do ta bëjnë model.
“Do ta bëjmë Pantinën fshat model në Vushtrri, me 100% infrastrukturë të kompletuar, qerdhe, shkollë gjithë ditore, e fabrikë në ish objektin e Shkollës”, theksoi Xhafer Tahiri.