×
  • Lajme
  • Insajderi

    Tahiri drejtuar Kurtit: Thaçi ishte fitimtar i luftës, ju jeni viktimë

    Insajderi
    20 September 2021 - 11:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në seancë e Kuvendit ka thënë se Kurti është viktimë e regjimit serb në luftën e Kosovës, ndërkohë Hashim Thaçi ishte fitimtarë i luftës, shkruan Gazeta Insajderi.

    Duke folur për vendosjen e reciprocitetin e targave me Serbinë, Tahiri u shpreh se duhet të merret parasysh edhe qytetarët e Luginës së Preshevës.

    “Duhet të keni konsideratë për qytetarët e Luginës së Preshevës, që të mos kenë taksa shtesë për hyrje të Kosovës.

    “Jeni kryeministri i parë që bëni temë UÇK-në në Bruksel. Je viktimë e luftës, Hashim Thaçi ishte fitimtarë. Je viktim e regjimit të luftës, nuk mundesh të tejkalosh këtë kompleks” – u deklaru ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark