
Ministri i Drejtësisë, Ableard Tahiri, ka kërkuar që rrethanat e vdekjes së të miturit nga Fushë Kosova të sqarohen deri në fund.
Tahiri deklaroi se si ministër i Drejtësisë është thellësisht i bindur se dinjiteti i njeriut në shoqërinë tonë nuk mund të jetë subjekt i angazhimit ose mos angazhimit të institucioneve.
“Mbi pretendimet që janë ngritur për mundësinë e neglizhencës në trajtimin e paralajmërimeve të këtij rasti, konsideroj se duhet një hetim i plotë dhe pa paragjykim”, tha ai.
Tahiti shtoi se nëse ka pasur neglizhencë, ajo nuk mund të tolerohet.
“Vlera e institucioneve merr tipare kuptimplota vetëm atëherë kur ato arrijnë të përmbushin misionin e tyre. Mbi pretendimet që janë ngritur për mundësinë e neglizhencës në trajtimin e paralajmërimeve të këtij rasti, konsideroj se duhet një hetim i plotë dhe pa paragjykim. Institucionet e zbatimit të ligjit në Republikën e Kosovës funksionojnë mirëfilli dhe janë agjens të plotfuqishëm e të besueshëm, të cilëve qytetarët ju drejtohen për ndihmë. Prandaj brenda tyre neglizhenca nëse ka të tillë, nuk mund të tolerohet”, tha Tahiri.
I mituri nga Fushë Kosova, 11-vjeçari K.Veseli, u gjend i vdekur të enjten e kaluar. Ai nuk kishte mundur t’i përballonte goditjeve me mjete të forta në kokë dhe dëmtimin e anusit që dyshohet se ia kishte shkaktuar i dyshuarit Sefedin Osmani, një 20-vjeçar, i komuniteti ashkali, shkruan Gazeta Insajderi.
Për këtë rast policia kishte qenë e informuar që nga janari i këtij viti.
Nëna e viktimës, Makfire Veseli kishte thënë për Express, se kishte njoftuar policinë para shtatë muajve, se djali i saj ishte dhunuar seksualisht. Përveç policiasë ajo kishte njoftuar edhe familjen e të dyshuarit, Sefedin Osmani.
“Djali më dilte nëpër kanta dhe më vinte e qante më tregonte për rastin. Po unë njëherë e lashë. Nuk e lajmërova hiç policinë. Mandej e lashë, erdhën vetë policia, që u lajmërua djali në polici. Unë kam qenë të familja jem. Kanë ardh policia e Fushë Kosovës. Edhe më thanë ‘Makfire a e din që e kanë dhunua djalin. Thashë po, djali më ka kallxu”, kishte thënë Makfrija.
“I goditur me mjete të forta dhe i shqyer në anus”, detaje nga autopsia e 11-vjeçarit