×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Kryeministër qetësohu mos e tensiono Kuvendin, voto Trustin

    Insajderi
    23 June 2022 - 13:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se është hipokrizi ta dëgjosh nga kryeministri Kurti se me tërheqjen e 30% të Trustit, shkatërrohet skema pensionale e vendit.

    Sipas Tahirit, nëse kjo do të ishte e vërtetë, fondi pensional do shkatërrohej edhe me tërheqjen e 10% të Trustit që pati ndodhur në qeverisjen e kaluar.

    Tutje Tahiri u shpreh se kryeministri Kurti nervozizmin që e ka nga performanca e dobët qeverisëse po e shpërfaq në seancë.

    “Kryeministri po na tregon edhe se si duhet e çka duhet të flas një deputet. Unë deri tani nuk dëgjova asnjë fakt nga kryeministri pse nuk duhet të ndodh tërheqja e Trustit. Ju jeni mjeshtër i mashtrimit të opinionit publik, kryeministër. A mund të na tregoni pse nuk u rrënua fondi pensional kur u tërhoqën 10%?”, iu drejtua Tahiri kryeministrit.

    “Ju nuk e keni marrë asnjë veprim që prek direkt mirëqenien e qytetarëve. Flisni për rritje enorme ekonomike, por kjo rritje nuk shihet ne terren. A mund të na tregoni ku po e sheh atë rritje ekonomike. Kerkesa për tërheqje vjen për shkak të pazotësië suaj për zgjidhjen e problemeve, për të cilat juve ju takon si kryeministër”, u shpreh Tahiri tutje.

    “Të thuash se me tërheqjen e 30% të Trustit, rrënohet skema e fondit pensional është hipokrizi. Gjendja sot është tepër e keqe. Nuk ka logjikë me udhëheqë Qeverinë e mos me ofru asnjë zgjidhje konkrete”, përfundoi Tahiri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark