×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Tahiri: Nëse s’plotësohet kërkesa e PDK-së për ngritje të koeficientit, Ligjin për Paga e dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese

    Insajderi
    04 February 2023 - 22:39

    Koeficienti prej 120 eurosh është i mundur, ka thënë Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, derisa ka thënë se në rast se Qeveria e Kosovës nuk i plotëson kërkesat e PDK-së për ngritje të koeficientit, ata do ta dërgojnë Ligjin e Pagave në Gjykatën Kushtetuese.

    Koeficientin siç është caktuar me 105 euro, Tahiri e quajti “koeficient të mjerimit” që do të bëjë që punonjësit e sektorit publik të kërkojnë punë në vende tjera.

    “Ne kemi pasur një debat të gjatë për ligjin e pagave që nuk e caktonte koeficientin Qeveria. Tash me ligjin për buxhet e përcaktuan koeficientin 105 euro dhe ne kemi dhënë argumente se koeficienti 120 euro është i mundur për buxhetin e Republikës së Kosovës”, ka thënë ai në një intervistë për “Blic”.

    “Ky koeficient aktual është koeficient i mjerimit, një koeficient që do ta zbrazë Kosovën, një koeficient, ku mjekët, policët e të tjerët do të kërkojnë vende të tjera të punës jashtë Kosovës, sepse kanë të papërballueshme jetën me këto paga që i marrin. Po bëjmë të gjitha vlerësimet me juristët tanë në PDK, dhe në rast se nuk do të merren parasysh në kuadër të dy leximeve propozimet tona, atëherë do të dërgojmë në Kushtetuese ligjin e pagave”, thotë Abelard Tahiri./Insajderi/

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark