×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Tahiri – Qeverisë: Mos fleni se shkuam poshtë, rrezikojmë ikje masive të punëtorëve

    Insajderi
    25 May 2023 - 14:54

    Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë Kosova me urgjencë do të duhej që t’i rrisë pagat për ta evituar ikjen masive të fuqisë punëtore për në shtetet perëndimore.

    Në profilin e tij në Facebook, Tahiri ka treguar gjitha vendet e rajonit tanimë kanë filluar diskutimet për rritjen e pagës mesatare, përpos Kosovës.

    Ai ka ripërsëritur edhe njëherë propozimin e AAK-së që të shqyrtohet rritja e koeficientit në paga në 129 euro në administratë publike dhe të merren masa të shpejta për pagën minimale.

    Shkrimi i plotë:

    Rajoni, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nisur të marrin masa të shpejta, për t’u përballur me zhvillimet që po prodhohen nga ikja e punëtorëve. Në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, po diskutohet për rritjen e pagës mesatare në 900 euro deri në prillin e vitit 2024.

    · Lëvizje të ngjashme kanë marrë edhe vendet tjera të rajonit. Në krahasim me vitin 2015, kur Kosova kishte pagën mesatare 444 euro, Maqedonia e Veriut – 504 euro, Serbia – 537 euro, Mali i Zi – 726 euro dhe Shqipëria 259 euro;

    · Aktualisht, paga mesatare në rajon është: Kosova 504 euro, apo rritje prej 60 euro; Maqedonia e Veriut, 705 euro apo rritje prej 201 euro; Serbia – 763 euro, apo 226 euro, Mali i Zi – 792 euro apo 66 euro dhe Shqipëria – 900 euro, apo 641 euro.

    Përderisa këta numra tregojnë për rritjen e pagës mesatare në rajon, Qeveria e Kosovës dhe Ministri Murati, përveç koeficientit të përcaktuar 105 euro, nuk ka ndërmarrë asnjë masë.

    Me urgjencë duhet të shqyrtohet rritja e koeficientit në 129 euro në administratë publike siç kemi propozuar ne si AAK dhe të merren masa të shpejta për pagën minimale sipas amandamentit tonë që e kemi propozuar në Komisionin për Buxhet.

    Në rast se ne presim, e që liberalizimi po ndodhë në një periudhë kur vendet evropiane, në veçanti Gjermania, ka rritur kontingjentin nga Ballkani Perëndimor, rrezikojmë që vitet pasuese të jenë goditje e rëndë për ekonominë tonë, në veçanti për punëtorët.

    Veproni mos fleni se shkuam poshtë!

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark