×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Takim me Putin? Biden: Varet se çfarë dëshiron të diskutojë

    Insajderi
    12 October 2022 - 09:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti amerikan Joe Biden “nuk ka ndërmend” të flasë me homologun rus Vladimir Putin në samitin e G20, por do të konsideronte një takim nëse presidenti rus dëshiron të flasë, për lirimin e Brittney Griner, amerikanes që ndodhet në burg në Rusi.

    “Varet nga ajo që ai dëshiron të diskutojë,” tha Biden për një takim ballë për ballë të mundshëm me Putinin muajin e ardhshëm në Indonezi.

    “Nëse ai do të vinte tek unë në G20 dhe do të më thoshte se donte të fliste për Grinerin, unë do ta takoja. Kjo varet. Unë nuk kam ndërmend të negocioj dhe askush nuk është gati të negociojë, me Rusinë për Ukrainën, për të mbajtur pjesë të Ukrainës. Pra do të varej, konkretisht se çfarë dëshiron të diskutojë”, shpjegoi Biden në një intervistë për CNN, duke theksuar se negociatat për një zgjidhje të luftës duhet të përfshijnë Kievin.

    “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”, theksoi më pas presidenti amerikan, duke kritikuar Putinin për kryerjen e akteve brutale dhe krimeve të luftës. “Ai llogariti gabim” me pushtimin, ai mendoi se do të pritej me krahë hapur, se do të ishte i mirëpritur,” shtoi Biden.

    Pasi dha alarmin për një Armagedon, presidenti amerikan e ka bërë të qartë se nuk beson se Putini do të përdorë armë bërthamore.

    “Unë nuk mendoj se do ta bëjë. Por mendoj se është e papërgjegjshme që ai të flasë për këtë. Ajo që dua të them është se rezultati do të ishte i tmerrshëm. Ai nuk mund të vazhdojë të flasë pa u ndëshkuar për përdorimin e armëve bërthamore taktike sikur ishte një gjë racionale për t’u bërë. Kërcënimet që vijnë nga Rusia mund të rezultojnë në “gabime” dhe “llogaritje të gabuara” katastrofike”, shpjegoi Biden pa hyrë në detaje se cila mund të ishte përgjigja amerikane.

    “Departamenti i Mbrojtjes ka zhvilluar në mënyrë proaktive plane emergjente në këtë drejtim. Edhe në një vijë të kuqe të mundshme të SHBA-së dhe NATO-s, presidenti ka qenë evaziv. Do të ishte e papërgjegjshme për mua të flisja për këtë,” tha ai, duke deklaruar se Pentagonit as nuk duhet t’i kërkohet të përcaktojë plane emergjente.

    Ai tha se do të kishte “pasoja” për Arabinë Saudite pasi ajo u partnerizua me Moskën për të njoftuar një ulje të prodhimit të naftës, një veprim që mund të shkaktojë rritjen e çmimeve të gazit me afrimin e zgjedhjeve afatmesme të nëntorit./A2CNN

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark