×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Takimi Biden-Erdogan Mediat: Tensionet nuk do të mungojnë

    Insajderi
    14 June 2021 - 13:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Po pritet me vëmendje të madhe takimi i presidentit amerikan, Joe Biden me homologun e tij turk, Rexhep Tajip Erdogan, teksa liderët e vendeve të NATO-s mblidhen në Bruksel.

    Disa vëzhgues kanë ngritur pyetjen nëse Turqia mund të shihet ende si një aleat i besuar i NATO-s dhe një partner për sigurinë. Teksa komentet e Bidenit kanë shtuar gjasat që takimi i tij me Vladimir Putin të mos jetë dhe aq miqësor, ka shumë të ngjarë që tensionet të mos mungojnë as gjatë përballjes së shefit të Shtëpisë së Bardhë me kreun e shtetit turk. Në fakt, retorikat e ashpra mes tij dhe Erdoganit nuk kanë munguar kohët e fundit.

    Bideni e quajti “autokrat” gjatë fushatës presidenciale, dhe duke iu referuar konfliktit në Gaza, Erdogani e fshikulloi presidentin amerikan për mbështetjen e dhënë Izraelit, duke thënë se ai i ka duart e “lyera me gjak”. Ngërçi i madh në marrëdhëniet dypalëshe mbetet sistemi i mbrojtjes raketore ruse S-400, që Turqia bleu nga Moska. “Kurrë nuk kemi lënë të kuptohet se jemi të gatshëm të pranojmë zotërimin e sistemit S-400 nga Turqia. Bie ndesh me statusin e Turqisë si një aleate e NATO-s”, u shpreh zëdhënësi i DASH.

    S-400, një sistem i lëvizshëm raketor tokë-ajër, konsiderohet një rrezik për aleancën por edhe për vetë plaformën më të shtrenjtë amerikanëve të armëve, F 35-sat. Eksperti i politikës së jashtme, Bradley Boëman i tha VOA-s se prej vitesh, Erdogani nuk ka vepruar sikur Turqia dëshiron të mbetet një aleat i besuar në NATO. “Një aleat nuk blen një sistem të mbrojtjes nga raketat nga kërcënuesi kryesor i aleancës, Rusia. Kjo nuk bëhet”, thotë ai, ndërsa të tjerë thonë se Washingtoni duhet t’i shqyrtojë edhe një herë lidhjet me Turqinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark