×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Takimi historik Biden-Putin

    Insajderi
    14 June 2021 - 14:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Takimi i së mërkurës mes presidentit amerikan, Joe Biden, dhe homologut rus, Vladimir Putin, po u kthen zviceranëve kujtime të shkuara.

    Dy kryeshtetarët do takohen për herë të parë në Gjenevë të Zvicrës, në të njëjtin qytet që 36 vite më parë priti edhe paraardhësit e tyre, Ronald Regan dhe Mihail Gorbaçov.

    Dy gazetarët e kohës, Kristjanë Bertjomë dhe Klod Smaxha, e kujtojnë samitin e 1985-ës dhe atmosferën në vilën “Lulja e Ujit”, një vilë e shekullit të 19-të në brigjet e liqenit Gjeneva.

    “Mendoj se momenti kur Reagan dhe Gorbachev dolën bashkë, ishte mbresëlënës, sepse ishte shenjë që Luftës së Ftohtë po i vinte fundi. Ata dy burra takuan duart për herë të parë.”

    “Këtu shihet edhe kontrasti mes 1985-ës dhe asaj që do ndodhë këtë javë mes Bidenit dhe Putinit. Atë kohë kishte shumë pak personel sigurie, ishte shumë diskret, por sot as nuk ëndërrohen takime diplomatike të atij lloji.”

    Tashmë, tri dekada e gjysmë më vonë, samiti mes presidentëve Biden dhe Putin ndodh në rrethana të ndryshme dhe mësohet se nuk do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp, por raportet mes dy vendeve janë po aq të tendosura sa gjatë ish-Bashkimit Sovjetik.

    “Kjo nuk është garë se kush e turpëron më mirë tjetrin në konferencë. Unë do e bëj shumë të qartë se kush janë kushtet tona për raporte më të mira me Rusinë. Nuk duam konflikt.”

    Analistët politikë thonë se palët do të kërkojnë stabilitet strategjik më shumë sesa të zotohen për zgjidhje të veçanta, edhe pse Uashingtoni ka pretendime ndaj Kremlinit kur bëhet fjalë për ndërhyrjet e qeverisë ruse, për agresionin kundrejt vendeve fqinje, si Ukraina, dhe për arsenalin bërthamor që ajo zotëron.

    Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se vendimet e presidentit Biden do të konsultohen me liderët e aleancës të mbledhur të hënën në Bruksel në kuadër të një samiti të përbashkët.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark