×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Takimi me diplomatët, Kurti konfirmon që i lanë një plan të ri

    Insajderi
    21 October 2023 - 14:00

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka pritur në takim përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak, zëvendës ndihmës sekretarin e ShBA-së, Gabriel Escobar, bashkë me këshilltarët e liderëve të Gjermanisë, Francës dhe Italisë.

    Pesëshja diplomatike vjen në Kosovë gati një muaj pas agresionit të Serbisë në Kosovë, teksa kryeministri i vendit, Albin Kurti, konfirmoi se pesë emisarët evropianë kanë propozuar planin e tyre të ri për ecjen përpara.

    Kurti sipas ZKM-së i ka falënderuar dhe ka dhënë vlerësimet e tij për propozimin e ri perëndimor dhe për një gjë të tillë diskutimet duhet të vazhdojnë intensivisht.

    Në takim u bisedua për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht zbatimin e Marrëveshjes Bazike (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksit të Implementimit të tij (Ohër, 18 mars). Kryeministri theksoi që është i nevojshëm reflektimi cilësor dhe një qasje e re. Të pesë emisarët ofruan planin e tyre të ri për ecjen përpara, për çfarë Kryeministri shprehu falënderimet dhe vlerësimet e tij. Diskutimet duhet të vazhdojnë intensivisht“, thuhet në komunikatë.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark